Telegrafi

Totti: Kjo Romë nuk ka limite

Gladiatorët e Romës krijuan një epërsi të lartë prej 4-0 kundër Rossonerëve, me golat e Burdissos, Osvaldos dhe Lamelas, para se mysafirët t’i shënon dy gola sa për t’i ngushëlluar tifozët e tyre.

”Ishte një fitore e madhe sonte kundër Milanit. Nëse ne vazhdojmë të luajmë kështu atëherë nuk do të kemi limite. Ne kemi çfarë të presim nga viti i ardhshëm 2013”, është shprehur Totti pas ndeshjes për Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/