Telegrafi

Totti këshillon De Laurtenisin: Luis Enrique është trajneri i duhur për Napolin

Luciano Spalletti ka arritur ta bëj kampion Napolin, duke festuar titullin e tretë në histori të klubit.

Megjithatë e ardhmja e trajnerit italian nuk është në Diego Armando Maradona stadium, pasi do të largohet në fund të sezonit nga napolitanët.

Shumë emra janë përfolur për ta pasuar Spallettin në postin e trajnerit te Napoli, por presidenti Aurelio De Laurentis ende nuk ka vendosur se kujt do t’ia besoj punën.

Lexo po ashtu Luis Enrique refuzoi Chelsean, por tundohet nga Napoli

Legjenda italiane, Francesco Totti e ka këshilluarin të parin e Napolit për ta punësuar Luis Enriquen, duke thënë se spanjolli ka futboll të ngjashëm me Luciano Spallettin.

“Unë mendoj se Luis Enrique është padyshim një trajner për Napolin. Më pëlqen, e respektoj dhe mendoj se mund të bëjë mirë”.

“Ai është një person i mirë, modest dhe i gjendet kujtdo pranë. Do të ishte lëvizja e duhur për Napolin, është një trajner i madh”.

Lexo po ashtu Conte duhet të ndryshojë taktikat për Napolin, De Laurentiis preferon Luis Enriquen

“Për sa i përket stilit të lojës, është shumë i ngjashëm me Spallettin, por ata ngjajnë gjithashtu edhe në stërvitje. Për mua do të ishte një zgjedhje e shkëlqyer”, tha ndër të tjera Francesco Totti për Corriere dello Sport.

Përveç trajnerit spanjoll në garë për ta marr postin e trajnerit te Napoli janë edhe Julian Nagelsmann, Antonio Conte dhe Thiago Mota. /Telegrafi/