Telegrafi

Totti: Kemi pesë finale deri në fund të sezonit

Romakët, që mbrëmë mposhtën Atalantan me rezultat 2-1, arritën më në fund ta rrëzojnë Interin nga kreu i tabelës pasi nerazurët të shtunën nxorën vetëm një barazim 2-2 kundër Fiorentinës.

“Është ftohtë, pasi jemi shumë lart”, ka thënë me shaka Totti.

“Fitorja ndaj Atalantas na lejoi t’i fitojmë tre pikë vërtet të rëndësishme. Një gjë është e sigurt: do ta japim maksimumin në pjesën e mbetur të sezonit. Prej tash deri në fund, çdo ndeshje është si finale për ne”, ka shtuar kapiteni i Romës. /Telegrafi/