Telegrafi

Totti: Katër klube më kanë kontaktuar

Pritet që kapiteni së shpejti të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me skuadrën kryeqytetase, mirëpo për shkak të disa hezitimeve nga Roma për t’ia vazhduar kontratën, kanë reaguar menjëherë disa skuadra për të shprehur interesimin e tyre për Tottin.

“Së fundmi kam pasur katër oferta. Një klub i madh italian dhe tri skuadra të huaja më bënë oferta, por unë do të nënshkruaj kontratë të re me Romën, dhe krejt çka mungon është një marrëveshje pas karrierës time (si futbollist aktiv)”, ka thënë Totti për revistën “Rivista Romanista”. /Telegrafi/