Roma ka triumfuar në ndeshjen e javës së parë në kampionatin italian Serie A.
Gjiganti italian kishte një udhëtim të vështirë në Bergamo por arriti të kthehet në Romë me fitore minimale 0-1.
Ikona e Romës, Francesco Totti ka debutuar si drejtues me skuadrën e tij të zemrës.
Ai ka thënë se ishte një ndjenjë e tensionuar për të, por i përgëzuar lojtarët për fitoren.
“Përjetova ndeshjen e parë si drejtues, nga tribuna. Isha me të vërtetë i tensionuar. Përgëzimet e mia për këtë rezultat të parë, do të jetë një vit lufte dhe do të përjetojmë emocione të forta”.
“Nuk e fsheh që jam ngacmuar pak nga fusha e blertë”, ka deklaruar Francesco Totti. /Telegrafi/