Telegrafi

Totti ‘humb peshë’ pas fitores ndaj Interit

“Kur Milito e qëlloi shtyllën në minutat shtesë, unë humba 10 kilogram!”, qeshi Totti.

“Scudetto? Kemi gjasa të mëdha tani, por me rëndësi është që të luajmë mirë, nuk është me rëndësi Scudetto, e as rekordi im si njeriu i parë që do ta fitonte dy herë Scudetton me Romën”, përfundoi Totti.

Totti është futbollisti i vetëm i mbetur i Romës nga viti i artë 2001 kur skuadra nga kryeqyteti fitoi titullin në krye me Fabio Capellon.

Fundjavën e ardhshme, Roma udhëton në Bari, kurse Interi pret Bolognan në Giuseppe Meazza. /Telegrafi/