Nicolo Zaniolo padyshim që është njëri nga futbollistët më të talentuar italian në vitet e fundit.
Mesfushori ofensivë ka shkëlqyer në dy edicionet e fundit me Romën me paraqitje të mira, gola e asistime.
E falë ndeshjeve të mira me fanellën e Giallorosëve dhe Kombëtares së Italisë, Zaniolo ka filluar të krahasohet me ikonën italiane Francesco Totti.
Ka qenë vet kapiteni legjendar i Romës që ka folur për talentin e madh italian, duke thënë fillimisht se për të mirën e lojtarit nuk duhet që ai ta marrë numrin 10.
“Unë për të mirën e Zaniolos do t’i thosha mos ta merrte numrin 10 në këtë moment, në mënyrë që t’i shmangë këto krahasime. Ai duhet vetëm të luaj dhe me lojëra të mira i meriton të gjitha”, tha Totti.
Tutje ikona e Giallorosëve ka thënë se shpreson që Zaniolo të qëndrojë për një kohë të gjatë te Roma, edhe pse ka dyshimet e tij.
“Zaniolo është duke bërë shumë mirë dhe me të vërtet jam i lumtur për të. Shpresojë që të qëndrojë gjatë te Roma, edhe pse dyshoj se mund ta shesin”, përfundoi Totti. /Telegrafi/