Kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti pritet ta vazhdoi kontratën edhe për një vit tjetër me klubin kryeqytetas.
Ikona e klubit verdh e kuq është në pritje të një përgjigje nga klubi, pasi ka një kërkesë.
Roma i ka ofruar Tottit kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi për gjashtë vite të tjera por në postin e drejtorit të përgjithshëm në klub.
“Sa i përket rinovimit të kontratës jemi duke pritur edhe pak për ta bërë këtë gjë”, deklaroi Totti.
“Nuk ka të bëjë asgjë me çështjen ekonomike. Kam një kërkesë të vetme dhe klubi po e shqyrton atë”, tha Totti. /Telegrafi/