Antonio Conte është gjithnjë e më afër stolit të Romës.
Klubi nga kryeqyteti italian i ka bërë një ofertë trajnerit Conte me pagë vjetore prej 9,5 milionë euro në stinor.
Mediat italiane kanë raportuar se tanimë Conte i ka thënë po ofertës së Romës dhe në fund të sezonit pritet zyrtarizimi i tij.
E për këtë çështje ka folur edhe legjenda e klubit, Francesco Totti.
“Në javët e fundit është folur shumë për Conten, por ne kemi trajner Ranierin dhe duhet ta respektojmë atë. Fillimisht duhet të mendojmë që ta zëmë një vend që na dërgon në Champions, pastaj të vendosim për trajnerin nëse do të jetë Conte, Ranieri apo një tjetër”, tha Totti.
“Unë nuk e kam takuar Conten, por një drejtues tjetër i Romës po. Conten e dëshiron çdo skuadër pasi jemi duke folur për njërin nga trajnerët më të mirë në botë”, përfundoi Totti.
Roma aktualisht zë pozitën e katërt në tabelë, por që ka një ndeshje më shumë se ndjekësit e saj Atalanta dhe Milan. /Telegrafi/