Kapiteni i Romës, Francesco Totti, e ka komentuar fitoren ndaj Lazios në rrjetet sociale.
40-vjeçari ka thënë se kjo ishte një fitore e rëndësishme, e cila duhet të përfundonte kështu sipas legjendës italiane.
“Këtë mëngjes shikova të rinjtë e Romës teksa luanin, ata janë e ardhmja jonë. Megjithatë ne menduam edhe për të tashmen, duhet të përfundonte kështu”.
“Sot ishte një fitore e rëndësishme dhe vendimtare. Urime të gjithëve, jam i lumtur për Radjan dhe Kevin”, ka shkruar Totti.
Pas kësaj fitore Roma renditet në vendin e dytë me 32 pikë, apo katër pikë më pak se Juventusi në vendin e parë. /Telegrafi/