Site icon Telegrafi

Totti: Është nder ta barti këtë fanellë

Legjenda e Romës, Francesco Totti ka prezantuar fanellën e dytë të skuadrës së tij.

39-vjeçari do ta bartë për herë të fundit në karrierën e tij fanellën e Romës këtë edicion.

Ai është shprehur i lumtur dhe krenar që do ta bartë edhe një vit fanellën e ‘Giallorosëve’.

“Është gjithmonë një nder që të vesh fanellën e Romës, skuadrës sime të zemrës. Jam krenar për këtë”.

Lexo po ashtu Kjo është shuma që Roma kërkon për Kostas Manolas

“Më pëlqen ideja e logos me Lupetto, që unë kam pasur kënaqësinë ta vesh disa herë në të kaluarën. Më pëlqen shumë kjo uniformë”, deklaroi Totti.

Roma ka prezantuar fanellën e bardhë ku përveç kapitenit legjendar Francesco Totti kanë marrë pjesë edhe dy mesfushorët Radja Nainggolan e Kevin Strootman, ndërsa ishte i pranishëm edhe mbrojtësi i ri i Romës, Juan Jesus. /Telegrafi/

Exit mobile version