Telegrafi

“Totti është lojtari më i rëndësishëm në historinë e Romës”

Diego Perotti ka folur fjalë të mëdha për kapitenin legjendar të Romës, Francesco Totti.

Anësori argjentinas ka thënë se është kënaqësi të ndash fushën me një lojtar si Totti.

“Kam kënaqësinë e ndarjes së fushës me Tottin. Ai është lojtari më i rëndësishëm në historinë e Romës”, ka thënë Perotti.

28-vjeçari në këtë sezon ka shënuar tre gola, ndërsa ndeshja e radhës është ndaj Sampdorias. /Telegrafi/