Roma ka arkëtuar pikë të plota në udhëtimin e vështirë te Genoa, ku ka fituar me rezultat 2-3.
Mohamed Salah e hapi serinë e golave (6’), por Panagiotis Tachtsidis e barazoi rezultatin (13’) dhe me shifra identike skuadrat shkuan në pushim.
Në gjysmën e dytë, skuadra vendase e përmbysi rezultatin me anë të Leonardo Pavolettit (65’).
Mirëpo, inkuadrimi në lojë i Francesco Tottit, i ndryshoi gjërat. Kapiteni shënoi një gol fantastik nga gjuajtja e lirë (77’).
Dhe në fund, Stephan El Shaarawy e realizoi golin e fitores (87’).
Kjo fitore e pozicionon Romën në vend të dytë në tabelë, me një pikë më shumë se Napoli që sonte (e hënë) kuan kundër Atalantas. /Telegrafi/
Roma kalon në epërsi me këtë gol të Salah.
Posted by Telegrafi Sport on Monday, 2 May 2016
I mahnitshëm Totti, nuk plaket kurrë. Shijojeni këtë super gol.
Posted by Telegrafi Sport on Monday, 2 May 2016
Roma rikthen gjithçka duke shënuar golin e tretë. 3-2 rezultati momental për Romën.
Posted by Telegrafi Sport on Monday, 2 May 2016