Telegrafi

Totti ende jashtë

Giallorossët kanë shpresuar se do ta kenë në formacion simbolin e tyre në ndeshjen e fundjavës, mirëpo ai ende nuk është rikuperuar për t’u përfshirë në stërvitje të plota, si pasojë e lëndimit të gjurit të majtë.

La Repubblica njofton se Totti mund të luajë në ndeshjen për Kupën e Italisë kundër Triestinas, ose në ndeshjen e javës tjetër kundër Genoas.

Ndërkohë këtë vikend, transferi i ri i Romës, Luca Toni, pritet të startojë nga fillimi për herë të parë për Romën. /Telegrafi/