Napoli është skuadra më e mirë e këtij sezoni në elitën e futbollit italian Serie A.
Kur kanë kaluar 27 xhiro në Serie A, napolitanët janë në kryet ë tabelës me 71 pikë, plot 19 më shumë se ndjekësi më i afërt që është Lazio.
Ikona e Romës dhe futbollit italian, Francesco Totti ka thënë se Napoli e Luciano Spallettit me plot meritë është në krye, por edhe për faktin se Interi dhe Juvenutsi nuk ishin konkurrent.
“Nuk e prisja një Napoli të tillë, edhe pse unë e dija mirë se ata ishin një skuadër e shkëlqyer me një trajner mjaft të zotë”.
“Spalletti dhe Napoli përshtaten shumë mirë. Këtë sezon kanë marrë maksimumin, edhe pse më duhet të them se janë me fat që Juventus dhe Inter nuk ishin pretendent”. “Në kohën time, mund të bëje edhe 20 fitore radhazi, por aty ishin edhe Inter me Juventus që mund të bënin deri në 19 fitore. Këtë vit ishte ndryshe”, deklaroi Totti.
Nuk kishte se si të mungonte një koment edhe për ish-klubin e tij Romën, që po kërkon rikthimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri, por Totti thotë se Giallorosët mund t’i shkojnë deri në fund Ligës së Evropës.
“Për Romën nuk flas dot lirisht sepse pastaj gjykohem. Mund të arrijë në zonën e Ligës së Kampionëve këtë sezon, pa lënë mënjanë edhe Ligën e Evropës të cilës për mendimin tim mund t’i shkojnë deri në fund”.
“Me rëndësi janë rezultatet, pastaj nëse luan mirë apo jo për mua pak rëndësi ka”, deklaroi Totti. /Telegrafi/