Roma ishte njëra nga skuadrat më e pa fat në hedhjen e shortit në Ligën e Kampionëve.
Skuadra italiane do të përballet me Barcelonën që është favoriti kryesor për ta fituar këtë trofe.
E legjenda e Romës, Francesco Totti që tani ka rolin e drejtorit në klub ka folur për shortin.
“Në letër Sevilla dhe Liverpooli ishin më të lehta dhe i donim ato, edhe pse në fushë ndryshon gjithçka”.
“Barcelona është skuadër e fortë dhe të gjithë presin se do të kaloj tutje. Mirëpo duhet të tregojmë sa jemi të fortë”.
“Edhe Barcelona shqetësohet nga përballja me Romën, duhet të mundohemi të bëjmë më të mirën”, ka thënë Totti.
Në pyetjen se në rast se luan Roma si ndaj Shakhtarit çfarë do të ndodhte me Barcelonën.
“Futbolli është i bukur pasi çdo gjë mund të ndodhë, veçanërisht në këto momente”.
“Ne përballemi me njërën nga skuadrat më të forta në Evropë, por për ta fituar këtë trofe duhet të përballesh me kampion si Messi, Suarez apo Pique”, ka përfunduar Totti. /Telegrafi/