Telegrafi

Totti drejt Japonisë, presidenti i klubit konfirmon bisedimet

Francesco Totti kërkohet nga skuadra japoneze Tokyo Verdy, por marrëveshja  duket e vështirë pasi ai do 3 milionë euro në vit. 

Sulmuesi 40 vjeçar në zhvilloi në fund të këtij sezoni ndeshjen e fundit për Romën, ndërsa ka ofertë që të vazhdojë si drejtor në klub.

Ai ka një ofertë nga skuadra japoneze Tokyo Verde, që luan në J2 League.

“Jemi të interesuar dhe e kemi kontaktuar”.

“Nuk ka progres pasi ai kërkon 3 milionë euro. Ta kishim këtu do të ishte një ëndërr”, ka thënë presidenti Hanyu Hideaki.

Totti nëse shkon atje nuk do të ishte lojtari më i vjetër pasi që Kazuyoshi Miura që luan për Yokohama FC dhe i ka 50 vjet. /Telegrafi/