Telegrafi

Totti do t’i nënshtrohet ndërhyrje kirurgjike

Puntosport.net thotë se simboli romak do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike të hënën pasdite, edhe pse vetë lojtari kishte mohuar diçka të këtillë.

Totti nuk ka mundur të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës mëngjesin e sotëm, ndërsa pas analizave të stafit mjekësor është vendosur që ai t’i nënshtrohet operacionit, që do ta mbajë jashtë fushe për së paku tri javë. /Telegrafi/