Telegrafi

Totti dënohet me katër ndeshje mos-lojë

33-vjeçari goditi Balotellin në mënyrë të qëllimshme gjatë finales së Kupës së Italisë dhe u përjashtua nga kjo ndeshje për këtë reagim të tij. Totti është dënuar me katër ndeshje moslojë dhe do të mungojë në ndeshjen e vikendit ndaj Chievos, që mund të jetë vendimtare për titullin e Serie A.

Gialorosët vazhdojnë të qëndrojnë dy pikë prapa Interit dhe mund të arrijnë te Skudetoja vetë nëse fitojnë në Verona ndërsa Interi humb nga Siena.

Krahas Tottit dënime nga federata italiane e futbollin kanë marrë edhe Mario Balotelli dhe Cristian Chivu, të cilët nuk do të luajnë në ndeshjen e fundit të sezonit. Balotelli është suspenduar për shkak të reagimit ndaj arbitrave, ndërsa Chivu për shkak të gjesteve të pa tolerueshme ndaj fansave të Romës.

Fansat e Romës janë dënuar me 40 mijë euro për shkak të tollovisë së krijuar, ndërsa drejtori i Interit, Gabrielle Oriale po ashtu do të paguajë 15 mijë euro. /Telegrafi/