Site icon Telegrafi

Totti bën thirrje: Fokusi të jetë Serie A përkundër shortit të lehtë

Legjenda e Romës, Francesco Totti, ka bërë thirrje që synimi i klubit romak duhet të mbetet Serie A.

Roma do të përballet me Shakhtarin në atë që thuhet se është short i lehtë për klubin italian.

Megjithatë, Totti bën thirrje që Giallorosët të mos entuziazmohen nga shorti i lehtë e të fokusohen në Serie A.

“Duke parë se çfare ekipe kanë qenë në short, shkoi mirë”.

“Mos e nënvlerësoni Shakhtarin, sepse ata janë teknikisht dhe fizikisht të fortë, sidomos në shtëpi”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Romës

“Do të jetë ndeshje e hapur, por sa më larg që shkon, aq më vështirë bëhet”.

“Kampionati është synimi jonë. Me respekt të madh për Ligën e Kampionëve, ne e dimë se sa më shumë që shojmë tutje do të jenë përballje ndaj ekipeve të forta, më të forta se Roma”.

“Futbolli është për befasi të mëdha dhe ne do të shkaktojmë probleme për secilën skuadër me të cilën takohemi”, deklaroi Totti.

Ndeshja e parë zhvillohet në fushën e Shakhtarit në shkurt, me ndeshjen kthyese që luhet në kryeqytetin italian në mars. /Telegrafi/

Exit mobile version