Telegrafi

Totti bën shaka: Nuk luaj ndaj Interit

“Nuk mendoj se jam në gjendje të luaj ndaj Interit”, theksoi Totti duke bërë shaka.

“Do të jetë një ndeshje e veçantë për ekipin dhe për qytetin e Romës”.

Më pas Totti pranoi se kishte bërë shaka dhe konfirmoi pjesëmarrjen e tij në derbin përballë Interit.

“Jam i gatshëm për lojë dhe do të jem në fushë të shtunën”, përfundoi simboli romak.

Roma është katër pikë larg Interit, lider në Serie A, ndërsa ndeshja e të shtunës mund të jetë ndeshja më e madhe e këtij sezoni për Giallorossët. /Telegrafi/