Mauricio Pochettino ka thënë se klubit i Tottenhamit, mund ta mbyll këtë afat kalimtar pa marr asnjë lojtar.
Tottenham janë klubi i vetëm në Ligën Premier që nuk janë përfocuar edhe pse kanë qenë të lidhur me emra si Anthony Martial i Manchester United, Jack Grealish i Aston Villas dhe Lewis Cook nga Bournemouth.
“Po, ne jemi duke punuar shumë, por ende jemi si në ditën e parë të afatit kalimtar, pa asnjë blerje”.
“Unë nuk jam personi që duhet ta shpjegoj këtë”.
“Sigurisht, njerëzit presin që menaxheri të shpjegojë këtë, por për disa arsye të ndryshme, ka qenë e vështirë të marrim lojtarë që mund të na ndihmojnë. Në javën e fundit mund të ndodhin shumë gjëra”, ka thënë Pochettino.
Klubi ka provuar lojtar nga akademia si Oliver Skipp dhe Luke Amos.
Pochettino ka shtuar se beson shumë në lojtarët aktual që i ka. /Telegrafi/