Telegrafi

Tottenhami tërheq interesimin për Zaniolon

Nicolo Zaniolo (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Tottenham Hotspur e ka ndërprerë interesimin për mesfushorin e Romës, Nicolo Zaniolo – raporton Daily Star.

Spursat e kanë monitoruar nga afër progresin e 20-vjeçarit në Stadio Olimpico gjatë këtij sezoni dhe ishin përgatitur për të bërë ofertë gjatë verës.

Mirëpo, Giallorossët i kanë caktuar çmim futbollistit italian, të cilin Tottenhami nuk është në gjendje që ta paguajë.

(Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Gjatë fundjavës është raportuar se Roma do t’i dëgjojë vetëm ofertat, të cilat janë mbi 70 milionë euro.

Lexo po ashtu Roma i vendos çmimin përfundimtar Zaniolos

Ndërkohë, Juventusi, Manchester City, Liverpooli e Paris Saint-Germaini, janë disa nga klubet e interesuara për shërbimet e Zaniolos. /Telegrafi/