Tottenham Hotspur e ka ndërprerë interesimin për mesfushorin e Romës, Nicolo Zaniolo – raporton Daily Star.
Spursat e kanë monitoruar nga afër progresin e 20-vjeçarit në Stadio Olimpico gjatë këtij sezoni dhe ishin përgatitur për të bërë ofertë gjatë verës.
Mirëpo, Giallorossët i kanë caktuar çmim futbollistit italian, të cilin Tottenhami nuk është në gjendje që ta paguajë.
Gjatë fundjavës është raportuar se Roma do t’i dëgjojë vetëm ofertat, të cilat janë mbi 70 milionë euro.
Ndërkohë, Juventusi, Manchester City, Liverpooli e Paris Saint-Germaini, janë disa nga klubet e interesuara për shërbimet e Zaniolos. /Telegrafi/