Tottenham Hotspuri do të apelojë kartonin e kuq të Son Heung-Ming në ndeshjen ndaj Evertonit në fundjavën që shkoi.
Sulmusi i Spurs kishte shkaktuar një ndërhyrje të paqëllimshme ndaj Andre Gomesit që përfundoi nga dueli me këmbë të thyer.
Martin Atkinson fillimisht e ndëshkoi Sonin me kartonë të verdhë, mirëpo pas ndihmës nga VAR-i, gjyqtari e nxori kartonin e kuq.
E gjithë ngjarja ndodhi në minutën e 79-të në ndeshjen që përfundoi 1-1 në Goodison Park të dielën e kësaj javë që përfundoi.
Por, Tottenhami po përgatitet që ta apelojë vendimin e Atkisonit në Federatën e Futbollit të Anglisë dhe të gjithë pajtohen se ndërhyrja ishte e paqëllimshme dhe kjo u pa nga reagim i Sonit që mbante kokën me duar dhe qante. /Telegrafi/
https://twitter.com/AxholeRose/status/1191056674431201280