Tottenham Hotspur ka arritur të mposht Liverpoolin me rezultat të thellë 4-1 në ndeshjen derbi të javës së nëntë në kampionatin anglez, Ligën Premier.
Skuadra e Mauricio Pochettios ka vazhduar serinë pozitive në kampionat duke arritur edhe fitoren e katërt radhazi ndaj djelmoshave të trajnerit Jurgen Klopp.
Serinë e golave e hapi anglezi Harry Kane, i cili shënoi pas vetëm katër minutave një gol të bukur duke shmangur portierin kundërshtar pas asistimit të Kieran Tripper.
Vendasit gjeten shpejt edhe golin e dytë në ndeshje me anë të anësorit korean-jugor, Heung Min Son, i cili shënoi në minutën e 12-të pas asistimit të Kane.
Liverpooli arriti të kthehet në lojë në minutën e 24-të të takimit pas një aksioni të bukur, ku Mohamed Salah shënoi për 2-1 i asistuar nga mesfushori angleze, Jordan Henderson.
Megjithatë, Tottenhami arriti të shënoj edhe një gol në minutat shtesë të pjesës së parë, ku shënoi me anë të Dele Allit, i cili dërgoi skuadrën e tij në epërsi me rezultat 3-1.
Në pjesën e dytë, vazhdoi avazi i njëjtë me vendasit skuadër më të fortë, ku shpejt gjetën edhe golin e 4-1 me anë të Kane, i cili shënoi pas gabimit të portierit Simon Mignolet.
Deri në fund të ndeshjes pati edhe disa raste nga të dyja skuadrat, por shifrat mbeten të pandryshuara dhe në fund vendasit iu gëzuan fitores me rezultat të thellë 4-1.
Pas kësaj fitore, vendasit renditet në vendin e tretë me 20 pikë apo aq sa ka edhe Manchester Unitedi në vendin e dytë, ndërsa Liverpooli renditet në vendin e nëntë me 13 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Tottenhami udhëton për tu ndeshur me Unitedin, ndërsa Liverpooli e pret në shtëpi Huddersfieldin. /Telegrafi/
A lovely team goal; Lloris to Kane, then Kane to Son. 2-0! #COYS pic.twitter.com/1iZrActrgT
— Chris Cowlin (@ChrisCowlin) October 22, 2017
Salah scores for Liverpool. 2-1 #COYS pic.twitter.com/g0yCmgsv2Y
— Chris Cowlin (@ChrisCowlin) October 22, 2017