Tottenham Hotspur e ka thelluar epërsinë kundër Real Madridit në Wembley.
Edhe në gjysmën e dytë, skuadra nikoqire ka arritur që të shënojë në portën e kampionit në fuqi të Ligës së Kampionëve.
Ata ia dolën t’i shënonin dy gola duke e ngritur epërsinë në 3-0 për vendasit.
Fillimisht, ishte Dele Alli që e realizoi golin e dytë personal (56’).
Christian Eriksen ishte futbollisti që e shënoi golin e tretë për Tottenhamin (65′). /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=83kplLjk7lE