Skuadra angleze, Tottenham Hotspur ka bërë lëvizjen e tyre për lojtarin në largim e sipër të Paris Saint-Germain, anësorin sulmues Lucas Moura.
Anësori sulmues brazilian po vuan për minuta të luajtur te PSG që nga transferimi në skuadër i Julian Draxler dhe Angel Di Maria sezonin e kaluar dhe tani edhe më shumë me afrimin e Kylian Mbappe dhe Neymar këtë verë.
Kjo ka bërë që Moura të mendoj seriozisht largimin dhe për shërbimet e tij kanë shprehur interesim shumë skuadra të njohura evropiane.
Sipas gazetës franceze L’Equipe, skuadra e fundit që është futur në garë për transferimin e tyre është nën-kampioni anglez, Tottenham Hotspur.
Spursat janë gati të rivalizojnë anglezët e Manchester Unitedit dhe skuadrën italiane, Napoli, për nënshkrimin me Mouran.
Megjithatë, skuadra anglez e dëshiron anësorin e PSG-së vetëm me huazim dhe pret që kjo ofertë t’i plotësohet shkaku i raporteve të mira pas transferimit në verë të mbrojtësit Serge Aurier.
Skuadra franceze marr parasysh konkurrencën e madhe në skuadër mundet të lejoj largimin e Mouras, i cili u ble në vitin 2013 për 35 milionë, por do të dëshironte ndonjë marrëveshje që obligon blerjen e brazilianit.
Tottenhami janë të gatshëm të ofrojnë marrëveshje huazimi me të drejt blerje në verë dhe bisedimet janë në zhvillim e sipër. /Telegrafi/