Tottenham Hotspur ka rikthyer interesin e tyre për italianin Nicolo Zaniolo, por ai thuhet se dëshiron të qëndrojë te Roma.
Klubi londinez ishte i pasuksesshëm në përpjekjet e tyre për të nënshkruar me Zaniolom verën e kaluar, por La Repubblica shkruan se trajneri Jose Mourinho e dëshiron atë në skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm.
Sidoqoftë, gazeta paralajmëron se Giallorossët duan të marrin jo më pak se 70 milionë euro për 21-vjeçarin, megjithë problemet e tyre aktuale financiare.
Për më tepër, paralajmërohet se Zaniolo nuk do të pranojë një largim nga Roma pasi preferenca e tij është të mbetet në Olimpico.
Mesfushori sulmues tani është rikuperuar plotësisht nga një dëmtim i ligamentit ACL dhe shënoi gol gjatë fitores 3-0 të Romës ndaj Brescias.
Juventusi, Real Madridi dhe madje ish-klubi i tij Interi pritet që të gjithë të rivalizojnë Spurs për nënshkrimin e tij në muajt e ardhshëm. /Telegrafi/