Telegrafi

Tottenhami po e projekton rikthimin Pochettinos

Mauricio Pochettino mund të rikthehet në këtë verë te Tottenhami.

Trajneri argjentinas u shkarkua nga Spurs para më shumë se një viti, duke kaluar më pas te Paris Saint-Germain.

Pochettino e mori drejtimin e skuadrës franceze, mirëpo nuk arriti që të fitojë më shumë se Kupën e Francës.

Kështu, sipas asaj që raporton The Independent, Tottenhami dëshiron ta rikthejë argjentinasin sërish në krye të skuadrës.

Pochettino i kishte sjell mjaft suksese skuadrës, e më i madhi ishte finalja e Ligës së Kampionëve, aty ku u mposhtën nga Liverpooli.

Spurs besojnë se argjentinasi është njeriu i duhur për skuadrën e tyre dhe janë të penduar që e shkarkuan, duke e zëvendësuar me Jose Mourinhon. /Telegrafi/