Site icon Telegrafi

Tottenhami përballë Chelseat në gjysmëfinale të EFL Cup, punë e lehtë për Cityn

Është tërhequr shorti i gjysmëfinales së EFL Cup menjëherë pas përfundimit të fazës çerekfinale.

Tottenhami eliminoi Arsenalin me fitore në Emirates me rezultat 2-0.

Ndërkaq, në anën tjetër Chelsea fitoi me vështirësi ndaj Bournemouthit.

Pikërisht këto dy skuadra përballen me njëra-tjetrën sipas shortit të tërhequr menjëherë pas përfundimit të takimeve.

Në anën tjetër Manchester City që fitoi ndaj Leicesterit falë heroizmave të Arijanet Muriqit përballet ndaj Burtonit, në një tjetër mision më të lehtë.

Ndeshjet e para zhvillohen me 8 ose 9 janar dhe kthyeset më 22 ose 23 janar.

/Telegrafi/

Exit mobile version