Telegrafi

Tottenhami pas ‘Ronaldos së ri’

Bangna, vetëm 15 vjeçar, është duke shkëlqyer në radhët e akademisë së Sportingut, ndërsa krahasohet me futbollistin më të shtrenjtë të planetit, Cristiano Ronaldo. Këto paraqitje të Bangnas e kanë shtuar interesimin e Chelseat dhe Manchester Cityt që nga e kaluara.

Spursat tani shpresojnë se mund të tërheqin interesimin e Sportingut për huazim të yllit rus Roman Pavlyuchenko në mënyrë që talenti i ri të transferohet në White Hart Lane.

Harry Redknapp besohet se është i gatshëm që të negociojë opsionin e transferimit të Bangnas si pjesë e negociatave mes dy klubeve. /Telegrafi/