Telegrafi

Tottenhami nuk interesohet për Beckham

Mediat angleze kanë spekuluar se mesfushori i LA Galaxy do të kthehet në Ligën Premier, ndërsa si destinacione të mundshme kanë përmendur Manchester Cityn, Tottenhamin dhe Chelsean.

“Nuk e di se nga kanë ardhur këto informata. David Beckham është një lojtar fantastik, profesionist i jashtëzakonshëm, mirëpo asgjë nuk është e vërtetë nga ato spekulime”.

“Ne nuk e dimë situatën e David dhe nuk kemi bërë tentativë për ta angazhuar atë, prandaj nuk e dimë se prej ku kanë filluar thashethemet”, ka thënë Redknapp për “Sky Sports News”.