Tottenhami thuhet se është i interesuar që ta rikthejë përfundimisht Gareth Balen në skuadër.
Ylli uellsian nuk po kalon kohë të mira te Real Madridi dhe në janar apo në verën e vitit të ardhshëm do të largohet.
Sipas asaj që raporton El Nacional, Spurs kanë shansin që të transferojnë edhe Edn Hazardin, mirëpo e kanë refuzuar.
Ata janë të fokusuar në shërbimet e Bale, që në edicionin e kaluar ishte pjesë e tyre në formë huazimi.
Trajneri i ri, Antonio Conte, beson në aftësitë e uellsianit dhe kërkon që ai të jetë nën urdhrat e tij.
Italiani e njeh shumë mirë edhe belgun nga koha me Chelsean, por që kërkon lojtarë më të shpejtë në sulm. /Telegrafi/