Telegrafi

Tottenhami nënshkruan me Dominic Solanken, anglezi bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Tottenham Hotspur ka njoftuar edhe zyrtarisht se kompletuar nënshkrimin e Dominic Solanke  nga Bournemouth.

Sulmuesi anglez i është bashkuar klubit deri në vitin 2030 për një tarifë prej 65 milionë funtesh apo 75 milionë eurosh.

Spurs do të paguajnë 65 milionë euro fillimisht me 10 milionë euro tjera bonuse për Solanken.

“Jemi të kënaqur të njoftojmë nënshkrimin e Dominic Solanke nga Bournemouth. Sulmuesi 26-vjeçar ka rënë dakord për një marrëveshje që do të zgjasë deri në vitin 2030”, thuhet në njoftimin e Spurs.

 

Ai shënoi 19 herë në Ligën Premier sezonin e kaluar, duke përfunduar në vendin e katërt në listën e golashënuesve, ndërsa e mbylli sezonin me 21 gola në 42 paraqitje në të gjitha garat.

Ish-klubi i Solankes, Liverpooli, i cili e shiti atë te Bournemouth për 19 milionë funte në vitin 2019 – kuptohet se ka një klauzolë shitjeje prej 20 për qind për çdo fitim të bërë nga shitja e tij.

Ndryshe, Solanke bëhet nënshkrimi i katërt i verës për klubin londinez pas Yang Min-hyuk, Lucas Bergvall dhe Archie Grey. /Telegrafi/