Telegrafi

Tottenhami në gjysmëfinale të FA Cup

Përballja e parë e zhvilluar në Craven Cottage, pati përfunduar me rezultat të barabartë, 0-0, ashtu që u desh të zhvillohej edhe një takim për të vendosur fituesin.

Golat për Spursat i shënuan Bentley (47’), Pavlyuchenko (60’) dhe Gudjohnsen (66’), ndërsa të vetmin gol për mysafirët e shënoi Zamora (18’).

Në gjysmëfinale të FA Cup, Tottenhami do të vihet përballë Portsmouthit, derisa gjysmëfinalja tjetër do të zhvillohet ndërmjet Aston Villas dhe Chelseat. /Telegrafi/