Tottenham Hotspur ka kaluar në epërsi kundër Real Madridit, në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Pas përpjekjeve të të dyja palëve për të shënuar, ishte skuadra nikoqire ajo që e zhbllokoi rezultatin.
Kieran Trippier pranoi një top dhe harkoi në zonë te Dele Alli, i cili e dërgoi topin në rrjetë (27’).
Edhe pse pati një moment të dyshimtë për pozitë jashtë loje, gjyqtari e pranoi golin.
Menjëherë pas, Los Blancos patën mundësi që ta barazonin rezultatin, mirëpo nuk ishin efektiv para portës. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=_H3I-xSvTvI