Tottenham Hotspur do t’i ketë dy mungesa të rëndësishme ndaj Liverpoolit në derbin e javës së pestë të Ligës Premier.
Spurs do të jenë nikoqir të Reds në takimin derbi të javës së pestë në kampionatin elitar anglez.
Ndeshja është paraparë të zhvillohet të shtunën në stadiumin Wembley me fillim nga ora 13:30.
🚀 @VictorWanyama
☄️ Erik Edman
🔥 @lukamodric10
👌 @dele_official
💥 @rafvdvaart
📍 @AssouEkotto
💫 @GarethBale11Which Spurs strike against Liverpool sticks in the memory?#COYS pic.twitter.com/Eq7dRZluMm
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) September 13, 2018
Megjithatë, vendasit do të kenë probleme të mëdha shkaku i lëndimeve.
Dy nga futbollistët kryesorë të skuadrës janë, Dele Alli dhe portieri Hugo Lloris do të mungojnë ndaj Liverpoolit.
Mesfushori anglez ka probleme me tendon apo pjesën që gjendet prapa gjurit dhe ky lëndim e lë jashtë fushës së paku për fundjavë.
TEAM NEWS:
👤 @dele_official (hamstring) unavailable this weekend.
👤 Hugo Lloris (thigh) unavailable and expected to be out for several weeks.
👤 @JuanMFoyth (thigh) returned to training last week.
👤 @MoussaSissoko (hamstring) expected to return to training next week. pic.twitter.com/zUBDxf7hZe
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) September 13, 2018
Në anën tjetër, portieri francez ka probleme me kofshë dhe kjo ja pamundëson paraqitjen ndaj Liverpoolit.
Këta dy do të jenë mungesat e vetme të ekipit londinez, pasi pjesa tjetër e ekipit janë të gjithë të gatshëm. /Telegrafi/