Telegrafi

“Tottenhami mund të fitojë Ligën Premier nëse nënshkruan me Ziyech”, ish-ylli holandez i Spurs befason me deklaratën e tij

Ish-ylli i Tottenham Hotspur, Rafael van der Vaart i ka kërkuar klubit të tij të vjetër që të transferojë sulmuesin anësor të Chelseat, Hakim Ziyech, pasi me të në skuadër mund ta fitojnë titullin në Ligën Premier.

Van der Vaart zbuloi se sa lart e vlerëson Ziyech me vlerësimin e tij të guximshëm.

“Hakim Ziyech duhet të bashkohet me Tottenham. Nëse Tottenham merr Hakim Ziyech, ata mund të fitojnë Ligën Premier. Jam serioz”, ka thënë Van der Vaart për Ziggo Sport.

Ziyech ishte i lidhur më parë me një transferim te Spurs gjatë verës, ndërsa interesim shfaqen edhe Manchester Unitedi dhe Milani.

“Sigurisht, ai kurrë nuk ka një fytyrë të buzëqeshur, por tani mund të shihni nga gjithçka që ai nuk po kalon një kohë të mirë”.

“Shpresoj që ai të shkojë në një klub ku mund të luajë dhe të mos shqetësohet për asgjë tjetër”.

“Ziyech është një djalë që gjithmonë duhet të luajë kur e merr në ekip. Kur merr lojtarë, i blen jo vetëm për cilësitë e tyre futbollistike, por edhe për atë se si është dikush”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/