Në një ndeshje shumë të fortë dhe spektakolare, Tottenhami e ka mposhtur Bayern Munichun vetëm pas penalltive, pasi koha e rregullt u mbyll 2-2.
Erik Lamela ka kaluar anglezët në avantazh në minutën 19’.
Pas pushimit filluan zëvendësimet, por niveli i lojës nuk ra, madje ndeshja u bë edhe më dramatike.
Cristian Eriksen dyshoi rezultatin në minutën e 59’, por bavarezët nuk u dorëzuan duke ngushtuar diferencën me Arp.
Bayern gjen golin e barazimit me kanadezin Alphonso Davies.
Ishin penalltitë ato që vendosën se kush do të ngrejë trofeun.
Lotarinë e penalltive e ka fituar Tottenham, pas penalltisë së gabuar të Jerome Boateng. /Telegrafi/