Telegrafi

Tottenhami i Mourinhos mposht Cityn e Guardiolas në derbin e javës dhe bëhet lider i Ligës Premier

Tottenham Hotspur ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Ligën Premier.

Ekipi i Jose Mourinhos është treguar ‘arrë e fortë’ për ekipin e Pep Guardiolas duke i mposhtur në derbin e javën në kampionatin anglez.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Cityt, por ishin vetëm vendasit që gjeten golin.

Spurs arritën të shënojnë pas vetëm pesë minutave lojë me anë të Heung-min Son për 1-0 pas asistimit të Tanguy Ndombele.

City arriti të kthehet në lojë duke barazuar 1-1 me anë të Aymeric Laporte (27’), por VAR-i anuloi si të parregullt golin dhe Spurs shkuan në pushim me epërsi.

Në pjesën e dytë, përsëri City bënte lojën, qarkullonte topin dhe krijonte rastet, por vendasit ishin më konkret duke shënuar edhe një gol dhe fituar ndeshjen.

Ishte argjentinas Giovani Lo Celso (65’), i cili shënoi për 2-0 pas vetëm 35 sekondave lojë falë një asistimi të Harry Kane.

Deri në fund të ndeshjes, City provoi disa herë të kthehet në lojë, por pa pasur sukses dhe Spurs morën në fund një fitore të madhe 2-0.

Pas kësaj fitore, Tottenhami e sheh veten lider me 20 pikë, ndërsa City renditet i 10-ti me 12 pikë.

Në ndeshjen e radhës, londinezët udhëtojnë te Chelsea, ndërsa City e pret Burnleyn. /Telegrafi/