Telegrafi

Tottenhami merr Paulinhon

Braziliani do t’u bashkohet Spursave pas përfundimit të Kupës së Konfederatave dhe do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me opsionin për ta vazhduar edhe një vit.

Për shërbimet e 24-vjeçarit, klubi londinez do të paguajë 17.6 milionë euro, plus 2.4 milionë të tjera shtesë, duke qenë se kontrata e tij me Corinthians ka një klauzolë prej 20 milionë eurosh. /Telegrafi/