Telegrafi

Tottenhami merr kreun e tabelës

Pas një pjese të parë pa gola, të zgjedhurit e trajnerit Gianfranco Zola kaluan në epërsi me anë të Carlton Cole, katër minuta në pjesë të dytë (49’).

Por të zgjedhurit e ish-trajnerit të West Hamit, Harry Redknapp, përmbysën rezultatin. I rikthyer po ashtu në fushën e ish-klubit të tij, Jermain Defoe, barazoi rezultatin pesë minuta më vonë (54’), para se Lennon të shënojë golin e fitores në minutën e 79-të të ndeshjes.

Tottenhami tash merr kreun me pikë të plota, nëntë, pas tre ndeshjeve në Ligën Premier, që është fillimi më i mirë që nga sezoni 1960-61, hera e fundit kur Spurs fituan titullin.