Telegrafi

Tottenhami kërkon nga Uellsi që të ketë kujdes me Bale që të mos lëndohet

(Foto: Instagram/garethbale11)

Gareth Bale pritet të pushojë në ndeshjen miqësore të Uellsit kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Anësori i Tottenham Hotspur u zëvendësua në minutën e 78-të të ndeshjes kundër West Bromwich Albion, ndërsa në këmbë i ishte vënë akull.

Kjo për faktin se 31-vjeçari kishte pësuar një lëndim të lehtë, ndërsa Jose Mourinho ka kërkuar nga Uellsi që të ketë kujdes për shkak të gjendjes jo të mirë fizike të lojtarit.

(Foto: Instagram/garethbale11)

Bale ka qenë duke u rikuperuar nga lëndimi i gjurit prej se u transferua nga Real Madridi te Spursat dhe sapo i është kthyer lojës.

Tottenhami do të shpresojë që ai të mos lëndohet gjatë angazhimit me përfaqësuesen, në mënyrë që të mos i përsëriten problemet me lëndime dhe rënia në formë që kishte pasur në vitet e fundit te Reali. /Telegrafi/