Tottenham Hotspur është në kërkim të një trajneri për sezonin e ardhshëm 2021/2022.
Sipas raportimeve në mediat sportive, trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag, është në listën e ngushtë të ekipit anglez.
Për më shumë, gazetari i mirënjohur Fabrizio Romano, i cili ndër të tjera punon edhe për Sky Sport, ka thënë se tashmë është caktuar një takim.
Tottenham have scheduled a ‘direct meeting’ with Erik ten Hag. He’s among the candidates to become the new Spurs manager – ten Hag is open to leave Ajax in the summer. Nothing decided yet. ⚪️ #THFC #Spurs
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 28, 2021
“Tottenhami ka caktuar një takim të drejtpërdrejtë me Erik ten Hag. Ai është në mesin e kandidatëve për t’u bërë trajneri i ri i Spursave – Ten Hag është i hapur për t’u larguar nga Ajaxi gjatë verës. Asgjë nuk është vendosur ende”, ka shkruar Romano.
Klubi anglez është në kërkim të një pasuesi të Jose Mourinhos dhe e konsideron trajnerin e skuadrës nga Amsterdami si njeriun ideal për ta angazhuar. /Telegrafi/