Telegrafi

Tottenhami interesohet për Forlan

Sipas Sunday Mirror, përkundër faktit se ka në skuadër Jermaine Defoe dhe Peter Crouch, bosi i Spursave mendon shtojë forcat sulmuese të skuadrës.

Tottenhami dëshiron të përforcojë skuadrën, pasi që do të garojë sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve, ndërsa problem për ekipin anglez do të jetë çmimi i Forlan, për të cilin Atletico nuk pranon më pak se 12 milionë funte. /Telegrafi/