Telegrafi

Tottenhami interesohet për Fabianon

29-vjeçari i përshtatet kalibrit të qendërsulmuesit të cilin Redknapp është duke e kërkuar. Pasi ishte lidhur me Huntelaarin e Milanit dhe Dzekon e Wolfsburgut, duket se Redknapp ka vendosur që të transferojë brazilianin në Ligën Premier.

Milani është gjithashtu në garë për sulmuesin brazilian, mirëpo pas deklaratës së presidentit të Sevillas, Jose Maria Del Nido, Tottenhami shndërrohet automatikisht në favorit për shkak të ofertës mjaft të mirë për skuadrën spanjolle. /Telegrafi/