Telegrafi

Tottenhami interesohet për Elseid Hysajn, projektohet shkëmbimi me Kieran Trippier

Elseid Hysaj. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Elseid Hysaj sikurse çdo verë edhe kësaj radhe pritet të jetë një nga emrat më të përfolur të afatit kalimtar të verës.

Mbrojtësi shqiptar ka shumë gjasa që ta mbyllur aventurën me Napolin për të kaluar në Ligën Premier.

Është folur shumë në të shkuarën për një kalim të shkodranit te Chelsea, por tashmë ka dalë në skenë një tjetër variant, por me një klub londinez.

Elseid Hysaj në aksion . (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Ditë më parë është raportuar nga mediat britanike, se Napoli është i interesuar për mbrojtësin e djathtë të Tortenhemi, Kieran Trippier.

“Gjelat” e Londrës janë gati ta shesin anglezin, por vetëm nëse Hysaj përfshihet në ofertën e Napolit.

Sipas “The Sun” familja e anglezit vetëm ka filluar të interesohet për shumë gjëra rreth qytetit.

Kieran Trppier në aksion me fanellën e Tottenham Hotspur . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Në anën tjetër edhe Hysaj është pro një kalimi në Ligën Premier.

Tortenhamit shihet si një alternativë shumë e mirë për mbrojtësin e kombëtares. /Telegrafi/