Tottenham i ka filluar bisedimet me Barcelonën që të nënshkruajë me Andre Gomesin që në janar.
Gomes është i gatshëm të largohet nga Barca pasi është kthyer në një rezervë të zakonshme në klub, sidomos pas ardhjes së Paulinhos.
Sipas Diario Gol, trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, është duke i udhëhequr bisedimet dhe dëshiron ta ndihmojë lojtarin.
Spurs i kanë bërë tashmë ofertë Barcelonës, të vlefshme 22 milionë euro me para në dorë.
Anglezët i kanë dhënë edhe një opsion të dytë që ta marr lojtarin si huazim një janar me të drejt blerje në qershor.
Barca e preferon më shumë opsionin e dytë të kësaj marrëveshje.
Lojtari kërkon të impresionojë për gjashtë muaj që të arrijë të marr një thirrje nga Portugalia për Kupën e Botës.
Gomes ka ardhur nga Valenica pas Kampionatit Evropian, por që nuk ka mundur të arrijë ta gjejë vetën te Barcelona. /Telegrafi/