Site icon Telegrafi

Tottenhami fiton përballjen e parë ndaj Liverpoolit në gjysmëfinale të EFL Cup

Tottenhami e ka fituar 1-0 ndeshjen e parë gjysmëfinale në EFL Cup përballë Liverpoolit

Ndeshja nuk nisi mirë për Spurs, pasi lojtari i tyre Rodrigo Bentancur pësoi një lëndim horror dhe u detyrua të largohej nga fusha.

Në minutën e 15-të, në vend të tij u fut Brennan Johnson.

Pas 15 minutash, edhe Liverpooli u detyrua të bënte zëvendësim, pasi Jarell Quansah pësoi lëndim dhe u zëvendësua nga Wataru Endo.

Në 45 minutat e dytë, Liverpooli vazhdoi me dominim, mirëpo Spurs arritën të shënonin golin e fitores.

Në minutën e 76-të, Dominick Solanke mendoi se kishte shënuar ndaj ish-skuadrës së tij, por që VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje.

 

Fitoren Tottenhamit ia siguroi Lucas Bergvall që shënoi për 1-0, me një asistim të Solankes.

Përballja e dytë do të vulosë se kush do të kalojë në finale, me fituesin që do të ketë punë me Arsenalin ose Newcastlen. /Telegrafi/

Exit mobile version